Enis Bunjaki nënshkruan me Eintracht Frankfurt

0

Bunjaki nënshkruan me Eintracht Frankfurt

Enis Bunjaki ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman Eintracht Frankfurt. Sukseset që ka treguar 17 vjeçari gjatë trajnimeve, si dhe në grupmoshat e ekipit, ka bërë që klubi të nënshkruajë me të kontratë profesionale për dy vite.

Sulmuesi kosovar është vlerësuar edhe nga drejtori sportiv, Bruno Hübner “Zhvillimet pozitive të Enisit na kanë bindur që të bëjmë një hap më tutje duke i ofruar kontratë profesionale”, ka thënë ai “sport1.de”, transmeton “albinfo.ch”.

Bunjaki konsiderohet si një nga talentet më të mirë shqiptarë dhe është inkuadruar edhe si lojtar i përfaqësueses së Kosovës si dhe U-18 të Gjermanisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here