Engel në Kuvend: Nëse Specialja nuk votohet nga Kuvendi i Kosovës, votohet nga OKB-ja

0

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, në shënim të 2 korrikut, kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka treguar për përvojat e tij gjatë luftës, ku mes tjerash ka dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Engel me mallëngjim ka kujtuar periudhën e luftës në Kosovë, dhe kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës.

“Më kujtohet kur së pari erdha si misionar në Kosovë. Regjimi i Millosheviqit nuk më lejoi të hyj, pasi thanë se unë po hyj këtu me qëllimin që të bëj probleme”, tha Engel.

Ndërkaq, Engel për Gjykatën Speciale u shpreh decidivisht se ajo duhet aprovuar, duke thënë se nëse atë nuk e bënë Kuvendi i Kosovës, atë do ta bëj OKB-ja, transmeton Indeksonline.

“Gjykata Speciale është detyrim ndërkombëtar i shtetit të Kosovës, dhe si shtet i pavarur, Kosova duhet ta kaloj atë, përndryshe do të jetë OKB-ja ajo që do të vendosë për këtë çështje”, ka thënë Engel. /Indeksonline

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here