Endrit Thaqi e “shpall” babain e tij president të Kosovës

0

Paralajmërimet se presidenti i shtetit në vitin e ardhshëm do të jetë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi u është bashkuar edhe vetë djali i tij Endriti.

Ai në profilin e tij në Facebook ka postuar një foto të babait të tij, të bërë në New York, transmeton Telegrafi, ku shkruan: #NYC #nextpresident2016 @hashimthaciofficial.

Ndryshe në marrëveshjen e koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së parashihet që kryetari i kësaj të fundit, vitin e ardhshëm ta merr pozitën e shefit të shtetit.

Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here