Ende nuk ka rezultate rreth kërkimeve të 17 vjeqarit Sead Alushi, operacioni vazhdon

0

Asgjë e re rreth zhdukjes misterioze të Sead Alushit që dyshohet se të premten e kaluar ka rënë në Lumin Ibër në Mitrovicë.
Zëvendësdrejtori Rajonal i Poliocisë së Kosovës, kapiteni Besim Hoti ka bërë me dije sot në orët e mëngjesit për Portalin Online se ende nuk ka diqka të re rreth rastit.
“Kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme me intensitet të njëjtë të kërkimit”, ka bërë me dije ai. Zëvendësdrejtori Hoti ka njoftuar se gjatë natës për shkak të kushteve atmosferike nuk po punohet në operacionin e kërkimit të Alushit. Ndërkaq ai ka konfirmuar se operacioni i kërkim-shpëtimit për këtë të mitur tashmë ka nisur që në mëngjes në ditën e katërt të kërkimeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here