Ende në arrati vrasësi i vëllezërve Shkami

0

Vahzdon të mbetet në arrati Aleksandër Dushaj, autori i vrasjes së dyfishtë në Shkodër.

Nga një telefonatë e marrë, policia ka mësuar se 31-vjeçari është parë në zonën e Mazrekës, përcjell “Shqiptarja.com”. Në këtë zonë kryesisht kodrinore ndodhen mjaft banesa të braktisura, çka shtojnë dyshimet se Dushaj mund të jetë fshehur në një prej tyre. Uniformat blu kanë nisur kontrollin e imtësishëm të tyre, por ende pa rënë në gjurmët e autorit.

Paralelisht me kërkimet në Mazrekë, RENEA dhe policia e Shkodrës nuk i ka ndërprerë kërkimet as në zonën e Dukagjinit, ku dyshohet se mund të ketë kaluar i dyshuari. Moti i ftohtë e me borë ka bërë që efektivët të hasin vështirësi në kërkimet e tyre, madje gjatë ditës së djeshme ata kanë ndërprerë edhe patrullimin me helikopter. Sipas policisë, 31-vjeçari është i armatosur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here