Ende ndiqen nazistët: “Llogaritari i Auschvicit”, 94 vjeq, u dënua me 4 vjetë burg

0

Një gjykatë gjermane dënoi me 4 vjet burg një ish-oficer nazist 94-vjeçar, i cili ka punuar si llogaritar në kampin e vdekjes në Auschvic gjatë Luftës së Dytë Botërore.  

Gjykata e Lueneburg-ut e shpalli dje vendimin për Oskar Groening-un, pasi e shpalli atë si bashkëfajtor në vrasje.

Avokati i palës paditëse tha se dënimi ishte një fitore për të gjitha viktimat e kampit të Aushvicit.

Oskar Groening ka pranuar se ka punuar në kampin e vdekjes, duke u mbledhur para dhe sende të tjera hebrejve që patën shkuar atje nga maji deri në korrik të vitit 1944. Shumica e të burgosurve u ekzekutuan në dhomat e gazit.

Groening, i cili njihet me nofkën “llagaritari i Auschvicit,” ka pranuar “fajin moral” për veprimet e tij, por pati thënë se ai asnjëherë nuk pati qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e të burgosurve.

Gjyqi ndaj tij u hap në prill dhe atë e ndoqën 70 të mbijetuar dhe familjarë të viktimave të Holokaustit.

Oskar Groening pranoi se ishte në dijeni për vrasjet në dhomat e gazit të të burgosurve, shumica e tyre hebrej. Ai kërkoi falje, duke shtuar se gjykata do të duhej të vendoste nëse ai ishte apo jo fajtor. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here