Enca: “Të gjithë ndërhyjnë në fotografi, hipokrizi të gjykohem për këtë”

0

Veç për ndërhyrjet kirurgjike, Enca Haxhia mjaft shpesh është kritikuar për rregullimin e vijave të saj me photoshop.

Gjersa ka mohuar gjithmonë operacionet në fytyrë dhe trup, këngëtarja ka pranuar se disa nga fotografitë e saj të publikuara në rrjetet sociale janë të rregulluara, transmeton Telegrafi.

“Tek fotot profesionale sigurisht që editimi është i domosdoshëm për kualitet, dhe kjo bëhet nga profesionistë e jo nga unë. Është e vërtetë që ndonjëherë kam ndërhyrë dhe vetë në fotot e mia, më së shumti për të rregulluar diçka që nuk shkon, dhe më duket injorancë dhe hipokrizi të gjykohem për këtë, sepse kjo gjë bëhet nga të gjitha vajzat normale deri tek personazhet më të famshëm në botë, pavarësisht se jo të gjithë kanë mendjehapësinë ta pranojnë” ka thënë Enca duke arsyetuar se këndimi live ka bërë që ajo të mos ketë vëmendjen e duhur tek qëndrimi estetik.

“Në internet mund të gjesh lloj-lloj fotosh të miat, që nga momentet më të mira, deri tek ato më të këqijat prej koncerteve ku unë jam e djersitur, pa mendje, apo në performancë e sipër ku do të theksoja se interpretimi im është ‘live’ dhe sigurisht që jo e gjithë vëmendja ime do të fokusohet tek qëndrimi estetik. Asnjëherë s’e kam thënë që kam trupin perfekt. Këtë hipotezë e kanë ngritur mediat dhe njerëzit, dhe janë po të njëjtët që e përqafojnë apo rrëzojnë”, ka përfunduar këngëtarja duke thënë se ushtron vazhdimisht dhe ndihet në rregull me veten përderisa ka njerëz që e pëlqejnë fizikun e saj siç është.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here