Emri i Mesit, në paketime të drogës

0

Përveçse yll futbolli dhe imazh i shumë firmave të njohura, emri i Lionel Mesit tashmë po përdoret edhe në paketimet e drogës.

Autoritetet federale të Nju-Jorkut kanë arrestuar dy persona të cilët u kapën duke transportuar kokainë me vlerë tre milionë dollarë. Havier Herbert-Gumbs, 22 vjeç dhe Mark Soto, 23, u ndaluan në flagrancë në dy mjete të ndryshme në zonën e Bronksit. Të dy kanë origjinë nga Puerto Riko, një vend i njohur si hapësirë ideale biznesi narkotikësh.

Disa nga paketimet në formë tulle kishin të gdhendur fjalën “Messi” dhe sipas autoriteteve kjo i referohet fenomenit argjentinas. Megjithatë, ata bënë të qartë se nuk ka asnjë mundësi lidhjeje midis asit të Barcelonës dhe rrjetit të drogës të cilit i përkasin dy të arrestuarit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here