Emocionuese: Ish-senatori Bob Dole ngritet nga korroca për të nderuar ish-presidentin George H W Bush

0

Arkivoli me trupin e pajetë të ish-presidentit të ndjerë amerikan, George H.W Bush, po qëndron në Capitol Hill të SHBA-ve.

Figura nga më të ndryshme po shkojnë për të treguar respektin për presidentin e ndjerë.

Një ndër ta qe edhe ish-Senatori Bob Dole, i lidhur për karrocë për persona që nuk mund të ecin.

Ai iu afrua arkivolit të presidentit, dhe me asistencën e një ndihmësi të tij mori forcën që të ngritej në këmbë për të treguar respektin për ish-presidentin amerikan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here