Emina Çunmulaj kurorëzohet me pasanikun iraniano-amerikan

0

Modelja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj, e ka kurorëzuar lidhjen me pasanikun iraniano-amerikan, Sam Nazarian.

Pas festës së beqarisë që e zhvilloi në Bahamas, ajo është kurorëzuar me partnerin e saj prej katër vitesh.

Emina i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku mes tjerash shihet se ceremonia është zhvilluar me tradita çifute.

Sam Nazarian është një sipërmarrës iraniano-amerikan, i cili ka lindur në Teheran në vitin 1975. Familja e tij imigroi në SHBA pas revolucionit iranian.

Ai është rritur në Los Angeles të Kalifornisë, ndërsa është me origjinë persiano-çifute. /Telegrafi/

Image

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here