Emiliya Ivanova, bullgarja që i interesojnë shqipja e shqiptarët

0

Ndonëse kishte studiuar për tjetër drejtim, Emiliya Ivanova kishte dashur që ta mësonte një gjuhë të veçantë. Parë prej këtij prizmi asnjë nuk i ishte dukur më e denjë se sa Gjuha shqipe. Bullgarja e lindur në Varna është autore e Fjalorit të vetëm Bullgarisht- Shqip. Në një intervistë për portalin Online, ajo thotë se niveli i komunikimit kulturor mes bullgarëve dhe shqiptarëve lë shumë për të dëshiruar. Ivanova tregon se ka vizituar Shqipërinë dhe Kosovën dhe se i pëlqejnë si vende. Ajo ka përkthyer edhe autorë shqiptarë në gjuhën bullgare. Ivanova ka luajtur edhe në një film si dhe ka shkruar edhe një roman.

Kush është Emiliya Ivanova?  

Kam lindur ne Varna. Pas mbarimit të shkollës së mesme, kam studiuar në Gjermani. Për perfeksionimin e gjuhës shqipe kam kryer një kurs specializimi pranë Universitetit Tiranë.  Kam disa artikuj në gjuhë shqipe dhe bullgare. Dy vjet kam punuar si pedagoge në Universitetin e Varnës “Cernorizec Hrabur” në gjuhën gjermanisht.

Pse zgjodhët të studioni për Gjuhën shqipe?

Unë kam mbaruar Universitetin në Bayreuth të Gjermanisë për literaturë, filologji dhe media. Në këtë aspekt  para shumë vitësh doja të mësoja një gjuhë të veçantë e cila m’u duk gjuha shqipe, si një gjuhë interesante dhe ballkanike.

Bërja e Fjalorit bisedimor Bullgarisht-Shqip a është puna më e madhe e juaja deri më tash?

Jo, unë kam shkruar edhe një roman në bullgarisht, por Fjalori bisedimor është një punë të cilën e kam bërë me frymëzim e dashuri. Tani jam  në proces të formulimit të një Fjalori Shqip-Bullgarisht.

 A përktheni edhe autorë të letrarë nga njëra gjuhë në tjetrën?

Deri më tash kam përkthyer autori Ragip Syljaj dhe kam një ide të përkthej Rexhep Qosen.

 A ka interesim te bullgarët për Shqipërinë dhe për Kosovën?

Ka vetëm interes politik, por jo kulturor. Mos të harrojmë, se Bullgaria është ndërvendet e para, që ka njohur Pavaërsinë e Kosovës.

Çka mund të thuhet për nivelin e komunikimit kulturor mes shqiptarëve dhe bullgarëve?

Po të kem parasysh  marrëdhënjet e shkëlqyera, që në kohën e “Rilindjes”, ku Bullgaria u bë jatak për Rilinasit shqipetarë, mendoj së në kohën e tashme ky komunikim  lë për të dëshiruar. Për një komunikim më të intensiv mendoj, që në Bullgari ka nevoj për një qendër informative-kulturore shqipëtare.

Ju a vini ndonjëherë në Shqipëri dhe në Kosovë? 

Kam qenë shpesh për vizitë në Shqipëri dhe Kosovë dhe çdo herë kur vij zbuloj gjëra të reja dhe interesante.

 Keni lujatur edhe në një film, a mund të na tregoni për cilin bëhet fjalë?

Kam luajtur tek filmi “Ne dhe Lenini” të regjisorit Saimir Kumbaro. Kam qenë pjesëmarrëse edhe në një film dokumentar për Mirush Kabashin me rastin e pjesëmarrjesë së tij me ” Apologjinë e Sokratit” në festivalin e teatrit në Pllovdiv.

 A mund të na flisni pak për romanin që e keni shkruar?

Romani përshkruan situatën  e rëndë për rininë në Bullgari me nota të theksuara humori … Jo me humor mendoj, si mund të përkthehet në shqip …

Cilat janë planet e juaja për të ardhmen? 

Jam e angazhuar si anëtare në shoqërinë “Vatra” për marrëdhëniet Bullgaro-Shqiptare dhe në Parlamentin Ndërkombëtar të Bullgarisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here