Emigranti nga Siria pagoi 200 euro për udhëtimin Preshevë – Bujanoc

0

Ahmed (30 vjeç) nga Siria hap portofolin dhe numëron paratë që i kanë mbetur pasi i kishte paguar 200 euro një trafikanti për t’i sjellë me veturë bashkë me tre familjarët e tij nga Presheva në Bujanoc.

Në një destinacion të shkurtër prej hiç më shumë se 20 kilometrash, trafikantët në Luginë të Preshevës po përfitojnë para të majme për t’i bartur migrantët e shumtë nga Siria, Afganistani, Pakistani…, të cilët po përshkojnë rrugë të gjatë, duke i kaluar ilegalisht në këmbë kufijtë e shteteve të ndryshme të Ballkanit për të shkuar në Bashkimin Evropian.

Ai thotë se ka disa muaj që është nisur nga Siria, ku po zhvillohet luftë e ashpër mes grupit terrorist ISIS dhe forcave proqeveritare të Bashar al- Assad-it. Fillimisht nga Siria kishin kaluar në Turqi dhe më pas në Greqi, nga ku kanë vazhduar rrugëtimin e tyre të gjatë e të mundimshëm drejt Maqedonisë, Serbisë, me synimin që të dalin në Hungari dhe më pas drejt Austrisë.

”Për të kaluar rrugën disaorëshe me barkë në det nga Turqia në Greqi u paguam mijëra dollarë trafikantëve. Nga aty derisa erdhëm në Maqedoni shpenzuam mjaft para dhe kështu po paguajmë edhe në Serbi”, shprehet Ahmed, shkruan gazeta “Zeri”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here