Jemi bo si me pi “BENSEDINA”, për qetsim apo në gjumë te jemi

0

Shkruan: Labinot Tahiri

 

Sa gêzim i madh ka qenë, kur njeriu shpiku rrymën elektrike!!!
Qudi e madhe!!

Sa e dhimshme kur rryma ndalet, kur shoh nanën duke u lutur në kohën e lutjeve te Zoti dhe në atë qast rryma ndalët, ndalet atëherë kur ne jemi duke u pastruar nuk shohim as peshqirin me e marrr!, duke ngrën bukë, duke pritur musafirë, duke lindur madje ndonjë foshnje! A po kur kemi ndonjë rast vdekje harrojme qe kemi rast vdekje duke sharë pse na e ndalen?! Jemi bërë të njejtë!

Ne jemi në inkupator dhe kështu kemi për të mbetur!
Rryma te ne, në mahallën tonë është ndalur tash e 3 javë mendoj dritat e lagjës, të gjithë fqinjët vesht n’lesh i kanë futur, harrojnë qe kemi vajza e motra mbi 30 vajza që vijnë nga shkolla e nga puna askush nuk reagon sepse nuk ju intereson jeta përtej pragut të tyre, e kur të ju ndodh ndonjë fatkeqesi në atë terrr, pastaj shkojnë e thojnë politikanët i kan fajët! Edhe kukatin av çka u bo!
Askush asgjë nuk të sjelll te shtëpia pa marrë vetë angazhim o mikooooo!!!

Flej i qetë o populli ynë, pusho se mirë do i kemi punët!
Edhe na mjelin duke i paguar centat e fundit edhe ta ndalin kur do qe atyre ju konvenon!

Hallall KEDSIT!

Po na rrin nënat tona te dera tuj u shty me inkasantët e duke i lutur mos me e ndërpre rrymen, ndërsa neve atëherē na duhet rryma e kemi të ndalur!
Sa bjen A-ja sa bjen B-ja C-ja e u bo kjo punë si me qenë pentagram i muzikës!!!!!!!!

Ishalla nuk bjen krejt Kosova, se ne jemi bo si me pi bensedina në gjum të thelll!

 

P.S. Ky tekst është publikuar nga këngëtari i njohur Labinot Tahiri-Labi në llogarinë e tij në Facebook. Teksti publikohet këtu pa ndërhyrje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here