Emanuela Manaj: Shqipëria nuk ofron mundësi sa duhet për të rinjtë, por e dua se është vendi im

0

Prezantuesja e televizionit “Kopliku”,  Emanuela Manaj, thotë se në Shqipëri nuk i pëlqen fakti që të rinjve nuk iu krijohet mundësia sa dhe si duhet të integrohen, porse ajo prapë e do Shqipërinë, ngase është vendi i saj. Ajo tregon se ka qenë në Kosovë, i pëlqejnë shqiptarët e Kosovës, si dhe vlerëson patriotizmin e tyre.

Në një intervistë, Manaj, flet veten e saj, kohën kur nuk ëstë në televizion, zbërthen marrëdhënien me Tiranën e Shkodrën, studimet e saja etj.

Kush është Emanuela Manaj jashtë ekranit televiziv?
Unë jam po aq e thjeshtë sa dhe në televizion, bëj një jetë normale,dita ime fillon me zgjimin e mëngjesit, vajtja në punë, gjatë gjithë dites në televizion, pastaj në fundjavë në shkollë.Me pak fjalë kam një javë të ngarkuar. Motoja ime është: Nëse dua të gjykoj diçka apo dikë, gjithmonë e vendos veten në vendin e asaj apo atij dhe padyshim që do të gjykoj drejtë.

Pse zgjodhët Gazetarinë?
Unë mendoj që janeë ca pasione me të cilat lind njeriu, rritet dhe i kultivon me kalimin e koheë, unë u rrita me pasionin për t’u bërë gazetare dhe ia arrita falë përkushtimit të prindërve të mi dhe punës time të jem këtu ku jam.

Fakti që e kishit një fakultet dhe punonit nuk qe i mjaftueshëm, por e regjistruat edhe të dytin, ku zgjodhët drejtimin e Shkencave Politike, pse?
E pashë të arsyeshme që në këtë fazë të jetës time pasi m’u krijuan dhe kushtet e duhura t’i përkushtohem edhe njëhere studimeve, zgjodha një degë e cila do më ndihmonte në plotësimin e dijeve të mia,ndihem mirë edhe në këtë drejtim dhe e dua po aq sa Gazetarine.

A e shihni veten në politikë në të ardhmen?
“Kurrë mos thuaj kurrë”, thonë, por unë mendoj që jo. Shkenca politike s’do të thotë që domosdoshmërisht t’i hysh rrugës së politikës, mund të drejtohesh në profile të tjera.

A ndiheni më mirë në Tiranë apo në Shkodër?
Shkodra dhe Malësia e Madhe janë vendi im dhe ndihem mirë, por tashmë dhe Tirana ka zënë një vend të rëndësishem tek unë.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?
“Shtëpia e Shpirtrave”, nga I.Aliende. Unë i kushtoj një koheë të mirë leximit aq sa më zë gjumi duke lexuar, por ka momente kur edhe pse dëshira e madhe është, që s’më mjafton koha nga obligimet e ditës dhe lodhja e madhe.

Çfarë nuk të pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e do Shqipërinë?
Kjo është një temë e gjërë që lë shumë vend për diskutim. Si në secilin vend ekzistojnë të mirat dhe të këqijat. Nuk më pëlqen fakti që të rinjve shqiptarë nuk ju krijohet mundësia sa dhe si duhet të integrohen. Por e dua se është Shqipëria, është flamuri, është gjuha e ëmbël shqipe, është çdo gjë që unë kam. Pra është vendi im dhe në asnjë gjuhë më ëmbël se ne shqip nuk do të tingëllonte fjala ime.

A ke qenë ndonjëherë në Kosovë dhe çfarë vendi dhe çfarë njerëz të duken shqiptarët e Kosovës?
Kam qenë disa herë në Kosovë, çdoherë që mua më jepet mundësia të vijë në Kosovë ndjej një satisfaksion të veçantë. Kam qenë në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Pejë…Shqiptarët e Kosovës janë shqiptarë dhe janë po aq të mirë dhe të dashur sa të gjithë shqiptarët. Ajo që më pëlqen më shumë është fakti se kanë shumë të theksuar patriotizmin.

Pse ende jeni beqare?
(Qesh) Sepse janë vendimet e mia dhe unë gjërat i bëj gjithmonë në kohën dhe momentin e duhur.

Si është një burrë ideal në mendjen e Emanuelës?
Është e bukur si pyetje. Nuk ekziston një njeri apo mashkull ideal për mua. Ai do të bëhet ideal në momentin që une do të dashurohem me të.

Po muzika çfarë vendi zë tek ti?
Një vend të rëndësishëm, e dua muzikën,dëgjoj shumë dhe këndoj vetë, por është thjeshtë një pasion që nuk mendoj që do të bëhet profesion.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?
Kam shumë plane, por kam filluar t’i marrë një nga një, që të gjitha nga pak t’i bëj realitet. Puna në televizion dhe sjellja tek audienca gjëra sa më të bukura dhe cilësore, përkushtimi ndaj atyre që më kushtojnë kohën e tyre dhe sa më prindërve të mi që janë arsyeja e ekzistences time. Mesazhi im për të rinjtë është: sa më shumë punë, punë dhe vetëm punë, asnjëherë pushim. Përkushtim ndaj punës dhe jetës. Nuk duhet asnjeherë të tregoheni mosmirënjohës ndaj atyre që dikur ju kanë zgjatur dorën.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here