Elona Sadiku ngre lart imazhin e Kosovës në Festivalin e Gjuhës dhe të Kulturës

0

“Valsi i lumturisë”, këngë të cilën e ka interpretuar e reja Elona Sadiku, ka jehuar në Rumani, në Festivalin e trembëdhjetë të Gjuhës dhe të Kulturës, festival në të cilin krahas flamujve nga mbarë bota u ngrit edhe ai i Kosovës.

Elona Sadiku është emër i ri në muzikën kosovare, një emër që po vjen dhe shkëlqimi i saj në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës është një dëshmi për këtë.

“Valsi i lumturisë”, këngë të cilën e ka interpretuar e reja Elona Sadiku, ka jehuar në Rumani, në Festivalin e trembëdhjetë të Gjuhës dhe të Kulturës, festival në të cilin krahas flamujve nga mbarë bota u ngrit edhe ai i Kosovës. E radhitur si e para në grupin e vet Elona Sadiku ka fituar të drejtën për pjesëmarrje nëpër shumë turne që janë organizuar anekënd botës, duke nisur nga Shqipëria, në Senagal, në Rumani, në Gjermani e në Belgjikë. Si nxënëse e ISP-së, Elona Sadiku denjësisht e ka prezantuar Kosovën. Në Belgjikë, kryeministri Charles Michel, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit si dhe shprehu kënaqësinë që ishte nikoqir i një organizimi kaq madhështor. Aty u paraqitën afro 350 nxënës të këtij festivali, që morën pjesë në një program të veçantë, i cili u shfaq për herë të parë në Parlamentin Evropian në prani të Kryetarit të Parlamentit Evropian Martin Schulz në Bruksel .Në këtë program të pranishëm ishin edhe shumë personalitete të tjera të larta, të cilët me një kënaqësi të madhe e shijuan çdo moment të këtij manifestimi madhështor në palestrën e stërmbushur.

Kosova e Shqipëria performuan bashkë

Edhe në Belgjikë, Kosova dhe Shqipëria dëshmuan se janë një. Anisa Lukaj, Gabriel Loku dhe Elona Sadiku, dy të parët nga Shqipëria dhe Elona nga Kosova kanë performuar bashkë me një potpuri këngësh, që është pëlqyer shumë nga publiku, kurse gjatë prezantimit të tyre parë palestrës së mbushur përplot, është paraqitur një flamur gjigant kombëtar. Sadiku është paraqitur në duet edhe me përfaqësuesen e Filipineve dhe kudo ku ajo ka kënduar ka prezantuar vendin e saj – Kosovën, duke u përpjekur që pjesëmarrësve nga e mbarë bota t’ua bëjë të njohur këtë vend, ndër më të rinjtë në botë.

Zëri i kosovares që emocionoi kompozitorin Bouba N’dour

Duke qenë pjesëmarrëse në Festivalin e Gjuhës dhe të Kulturës, Elona Sadiku të mbajtur në Dakar të Senegalit, por gjatë një emisioni televiziv, ku ka performuar “live”, ka emocionuar pjesëmarrësit në
emision e më së shumti kompozitorin e njohur senegalez Bouba Ndour, i cili ka punuar me shumë këngëtarë të njohur e ndër ta edhe me vëllain e tij Youssou N’Dour, që bashkë me këngëtaren Neneh Cherry kishin interpretuar hitin e madh botëror “7 seconds”. Elona Sadiku nga Gjilani, ka qenë një nga pjesëmarrëset në këtë festival, e ftuar edhe në televizionet senegaleze, ku ishte ftuar si mysafire e emisionit, por kur performoi ajo bëri për vete publikun e atjeshëm. Ajo gjatë emisionit bëri me dije se është nga Kosova, kurse në njërin nga emisionet ka kënduar edhe këngën “Ky merak” në gjuhën shqipe. / KultPlus.com 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here