Eliza Dushku mban fjalim, prezanton në skenë kandidatin Bernie Sanders

0

Aktorja e njohur shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku, është ngjitur në tribunën e kandidatit demokrat Bernie Sanders.
Ishte një miting i mbajtur në Keene, New Hampshire, shteti i dytë ku do të mbahen zgjedhjet brendapartiake për kandidatët presidencialë.
Eliza Dushku entusiazmoi sidomos qindra studentët dhe të rinjtë që ishin mbledhur për të parë kandidatin Sanders, bën të ditur gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” (illyriapress.com). Videon e fjalimit të saj mund ta shikoni, poshtë, në fund të shkrimit.
Dushku, e cila së fundi ka nërë një dokumentar kushtuar Shqipërisë, tha se kohët e fundit u ishte kthyer studimeve universitare, në fushën e sociologjisë. Por ajo nënvizoi se ndërsa vetë kishte mjetet financiare për të kryer shkollën, shumë të rinj në SHBA janë zhytur në borxhe që nuk do t’i lajnë dot gjithë jetën.
Në fund, të fjalimit të saj, ajo ftoi në skenë kandidatin Bernie Sanders, të cilin e prezantoi si: “Presidenti i ardhshëm i Amerikës”, “njeriu që na duhet”, transmeton illyriapress.
Hillary Clinton fitoi në votimet e shtetit të parë, në Iowa, por vetëm për një grusht votash. Sanders shpreson se në New Hampshire, kjo renditje do të përmbyset. Shumë shqiptaro-amerikanë mbështesin zonjën Clinton në këtë garë, pork a shumë studentë që anojnë nga Sanders. Eliza Dushku është e para shqiptaro-amerikane, e njohur që del në favor të kandidatit socialist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here