Elita Demiri e çon bukurinë shqiptare në “Fashion Aid” të Australisë

0

Elita Demiri është emri i vajzës shqiptare, e cila tashmë është bërë emër i njohur i modës në Australi. Ajo të shtunën ka qenë pjesë e një ngjarje të madhe të kësaj fushe në këtë shtet-kontinent.

“Quhet ‘Fashion Aid’, një festë që mbahet njëherë në vit këtu. Marrin pjesë shumë njerëz dhe mblidhen shumë para për njerëzit me sëmundje dhe ato të leukemisë. Mbrëmja mbahet në hotelin më të njohur në Melburn që quhet ‘Crown’. Në show marrin pjesë top modelet që përfaqësojnë firmat më ta mira të Australisë”, ka treguar Elita për Online. “Isha e shoqëruar me katër kolege të agjencionit tim ‘Vicious Models Managment’ dhe nëpërmjet ‘Trump events’ u zgjodha të jem në sfilatë për dizajneren më të re dhe të njohur Annie Zanazanian”. Ajo tregon se nuk është shume e pasionuar pas kësaj fushe, meqë pasion e ka fotografinë, por kur ka oferta nuk mund që t’i refuzojë.

elita2

elita1

elita

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here