Elisa Shullazi: “Modelimi, një ëndërr e imja e bërë realitet”

0

Elisa Shullazi duke u marrë me modelim ka arritur të realizoj ëndrrën e saj: të jetë pjesë e fushës së modës. Në një intervistë e reja e lindur në Krujë thotë se në të ardhmen ani pse synon që të jetë një juriste e mirë ajo asnjëherë nuk dëshiron shkëputje nga modelimi.

Shullazi tregon që është e dhënë pas leximt e sidomos pas romaneve. Asaj i pëlqen Shqipëria si një vend që ofron mundësi për individin që të bëhet ai që dëshiron, por thekson se do të done ta shihte këtë vend akoma më të zhvilluar.

 

Kush është Elisa jashtë fushës së modës?

Elisa jashtë fushës së modës është një studente e thjeshtë e Drejtësisë, një vajzë qe pëlqen të udhëtojë e të dëgjoje muzikë…

 

Pse merrni me modelim?

Merrem me modeling sepse është një pasion i imi, një ëndërr e bërë realitet…

 

Cili është suksesi më i madh deri tash në fushën e modelimit?

Suksesi më i madh deri tani në fushën e modelingut është pjesëmarrja në sfilata të ndryshme, pjesëmarrja në disa emisione televizive e sete të ndryshme fotografike etj…

 

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet?

Duke u marrë me këtë aktivitet unë arrita të realizoj ëndrrën time: të isha pjesë e fushës së modës.

 

Pse zgjodhët të studioni për Drejtësi?

Kam zgjedhur Drejtësinë, sepse në radhë të parë unë jam njeri i drejtë dhe besoj tek Drejtësia dhe mendoj se vendi ynë ka shumë nevojë për drejtesi të vërtetë.

 

A i kushtoni kohë leximit?

Leximit i kushtoj kohë mjaftueshëm, sepse është një nga hobet e mia. Lexoj shumë romane.

 

Keni ndonjë idol?                                                                                                                                                       Idhulli im është modelja dhe aktorja e famshme Monica Bellucci.

 

Cili është mashkulli ideal për juve?

Mashkulli ideal për mua është ai njeri që vlerëson veten dhe të tjerët dhe është i suksesshëm në punën e tij.

 

Për çfarë ju pëlqen Shqipëria dhe për çfarë jo?

Shqipëria më pëlqen se është një vend i bukur e këtu mund të arrish të bëhesh ai që deshiron dhe do të dëshiroja të ishte një vend më i zhvilluar.

 

A ndiheni më mirë në Krujë apo në Tiranë?

Në Tiranë ndihem më mirë, se këtu kam ndërtuar jetën time tashmë.

 

Keni qenë ndonjëherë në Kosovë?

Kam qenë në Kosovë. Më kanë ftuar në disa aktivitete të organizuara në Prishtinë dhe kam kaluar shume bukur.

 

Do të pranonit të pozonit nudo për njër revistë?

Jo

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Planet e mia për të ardhmen ?! Të mbaroj shkollën e të jem një juriste e mirë, sigurisht pa e shkëputur jetën time nga dashuria për modelingun.  .

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here