Elina Duni këndon shqip në Beograd

0

Elina Duni kthehet këtë herë, jo thjesht me një koncert. Ajo do të prezantojë albumin e saj “Dallëndyshe” përmes një turi koncertesh që përfshijnë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë. Turi do të nisë me Tiranën, ku janë përfshirë dy mbrëmje artistike, më 14 dhe 15 shtator, në sallën e koncerteve te Katedralja Ortodokse në Tiranë, shkruan Mapo. Më pas, turi i saj ballkanik do të vijojë në Shkup, më 16 shtator, në Shtëpinë e Armatës, për të vazhduar më pas me Prishtinën, më 18 shtator, në Parkun e Gërmisë, për t’u përmbyllur në Serbi, më 19 shtator, ku koncerti do të mbahet në Shtëpinë e të Rinjve të Beogradit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here