Eliminohet Laçi, tutje Kukësi

0

Laçi është eliminuar nga Liga e Evropës, teksa tutje kaloi Kukësi.

Skuadra nga veriu i Shqipërisë, Kukësi, ka arritur të kalojë tutje në Ligën e Evropës.

Kuksianët nxorën një barazim pa gola në udhëtim te skuadra Torpedo Zhodino dhe falë fitores 2:0 në sfidën e parë, kaluan tutje.

Në anën tjetër, sot eliminimin nga kjo garë e gjeti skuadra tjetër shqiptare, Laçi.

Kjo e fundit barazoi 0:0 në udhëtim kundër Inter Bakus dhe barazimi 1:1 në sfidën e parë dërgoi këta të fundit tutje.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here