Eliminimi i Interit ka trishtuar gruan e Icardit, Wanda Nara-n

0

Eliminimi i Interit nga Champions League nuk ka trishtuar vetëm lojtarët zikaltër por edhe gruan e Icardit, Wanda Nara-n.

Skuadra e Spallettit ka barazuar 1-1 ndaj PSV-së, ndërsa bukuroshja e ka përjetuar shumë keq këtë disfatë.

Mediet në Itali kanë publikuar disa fotografi, në të cilat shfaqet Wanda me lot në sy menjëherë pas ndeshjes së djeshme të luajtur në “San Siro”.

Kujtojmë që Barcelona dhe Tottenham janë dy skuadrat që vijojnë rrugëtimin në fazën tjetër të Champions Leagues, ndërsa Interi duhet të vijojë aventurën në Europa League.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here