Eli si vera…

0

Edhe pse kanë kaluar vitet ajo mbetet një ikonë e muzikës dhe artit shqip. Vazhdon të bëj këngë e projekte të bukura, ndërsa shqiptarët thonë për të se është si vera, sa më e vjetër aq më e mirë. Për Eli Farën shkruhet e flitet, së fundi ajo thotë se për shpifjet nuk ka kohë të meret por bën këngë të bukura për publikun.

‘’Për mua këto gjëra që nuk janë të vërteta e shpifje që dalin nuk më lenë përshtypje e kaloj me të qeshur pa asnjë fjalë e kaq nuk meritojnë vëmendje, pjesa më e mirë për mua është kënqësia që më jep publiku këngët e reja që i bëj dhe shpresoj të bëhen hite. Kjo më jep kënaqësi sepse mendoj se me këngët e fundit kam glabëruar dhe fëmijët e vegjël që këndojnë këngët e mia do të thotë se kam kapur gjitha brezat, një sukses i jashtëzakonshëm besoj për secilin artist’’, shprehet këngëtarja Fara e cila përvec muzikës bën një kujdes të jashtëzakonshëm edhe për dukjen dhe imazhin e saj.

‘’Nuk është që nuk tregoj kujdes sidomos që investoj shumë për imazhin se ndonjëherë të vjen keq se përkundër investimit në imazh që bën në ndonjë rast apo ndricim ose pozicion të keq të prishet imazhi dhe nuk mban askush përgjegjësi. Tregoj kujdes vet më shumë nuk frekuentoj salone ondulimi apo parukeri, dëshiroj të bëj shoping dhe të blej e më bën të ndihem mirë, në kuptimin që jo të më bëj më të re por të ndihem mirë në momentin që jetoj’’, thotë më tej Eli e cila ka nisur angazhimet për këngët e reja që do të shpërthejnë për vitin 2016.

‘’Tani për këtë vit kam filluar të mendoj për këngën e re shpresoj që në pranverë të jetë gati. Sigurisht që është e vështirë në fushën e artit se konkurenca është e madhe e dalin shumë talente kështu që të kesh vazhdimësi duhet edhe pak zgjuarsi’’. E sa për artikujt e shkrimet me thashetheme që dalin për të, këngëtarja thotë se nuk i lexon por ia transmetojnë miqtë. ‘’Unë nuk kam lexuar më tha një mikja ime që ka dal një artikull dhe kam qeshur me të madhe se nuk është shprehja ime në fjalorin tim, as në mënyrën si mendoj për gjërat, kush e ka shkruar kështu e mendon veten ndoshta, nuk e di, janë tituj qesharak. Nuk jam bërë pishman për asgjë që ka ndodhur, nuk është cudi që edhe sot të bëj gabime, unë martesën time nuk e quaj dështim e quaj një gjë që njeri e ndien dhe e bën në moment nuk shkon dhe vazhdon më tej’’, shprehet për fund Eli Fara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here