“Elektra ” do të shfaqet në Festivalin e Butrintit

0

Elektra ” me regji nga regjisori i mirnjohur Laert Vasili merr pjesë në një nga eventet më të rëndësishme të Teatrit. Në Festivalin Ndërkombëtar tē Teatrit ” Butrinti 2000″. ” Elektra” një nga shfaqet më të suksesshme e realizuar me një profesionalizëm të lartë nga trupa e Teatrit Aleksandër Moisiut nën kujdesin e Drejtorit të Teatrin Aleksandër Moisiu personalitetin e njohur Z. Bashkim Hoxha do të ketë një përfaqsim dinjitoz në këtë Festival të rëndësishëm. Një mrekulli regjisoriale , një kast energjik aktorësh i cili përcjell emocione të fuqishshme. Lëvizje skenike dinamike të cilat bashkë me fjalën dhe veprimet skenike realizojnë magjinë e ” ELEKTRËS” . Kostumografja e talentuar Stela Laknori ka realizuar një kostumografi provokuese e cila shkrihet tërësisht me konceptin regjisorial duke qënë pjesë e rëndësishme e figurave skenike dhe levizjeve te tyre. Shfaqja ” Elektra” ka një kast të talentuar aktorësh që janë pjesë e trupës së Teatrit Aleksandër Moisiut . Eralda Çaushi në rolin e ELEKTRËS , Amos Muji Zaharia në rolin e ORESTIT , Mimoza Marjanaku në rolin e KLITEMNESTRËS, Vilma Hodo në rolin e KRISOTEMËS,Suela Bako në rolin e KORIFESË, Gjergj Doçi në rolin e KUJDESTARIT, Besmir Bitraku në rolin e EGISTIT dhe Xhejn Fama në rolin e PILADIT.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here