Elbasan, goditet baza e prostitucionit, 4 të arrestuar, mes të cilëve edhe një turk

0

Policia e Elbasani ka zbuluar në Cërrik një bazë prostitucioni, duke vënë në pranga 4 persona, mes të cilëve edhe një shtetas turk. Burimet zyrtare bëjnë me dije se hetimet në lidhje me zbardhjen e aktiviteti kriminal   kishin nisur përpara një muaji. Pas mbledhjes së provave dhe fakteve, policia ndërhyri  mbrëmjen e së mërkurës, duke arrestuar  shtetasen S.J., 23 vjeçe, me banim në Cërrik dhe M. Odabasi,  32 vjeç , banues në Aydin të Turqisë.

Kapja në flagrancë e këtyre shtetasve u bë në qytetin e Cërrikut, në një hotel, duke ushtruar prostitucion. Ndërkaq në pranga ka rënë pronari i hotelit dhe shfrytëzuesi i vajzës, Ervis Meno, 23 vjeç, e bashkëpunëtori i tij Marsel Hima, 27 vjeç, banues në Cërrik. Ndaj tyre rëndojnë akuzuar, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtje të ambienteve për prostitucion “ dhe  “Mbajtje të armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një thikë, një automjet, dhe telefona celularë të markave të ndryshme. Vijojnë hetimet për personat të cilët janë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet për shtetasit e mësipërm iu kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here