Ekzekutuesi: Më përçmuan se isha i varfër, nuk ma dhanë vajzën, do t’i vrisja të gjithë vëllezërit

0

“Unë u ndava nga gruaja që kisha në Greqi, vetëm për t’u martuar me vajzën që e kam dashur nga fëmijëria ime”. Këto kanë qenë fjalët e para e autorit të vrasjes së dyfishtë Esat (Aleksandër) Dushaj, para hetuesve të krimeve të rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë së kryeqytetit. Gjatë seancës së marrjes në pyetje, 31-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë pendesë për vrasjen e dy vëllezërve Skender e Abdulla Shkambi, ndërsa ka shtuar se ata i shkatërruan jetën dhe, në këtë mënyrë, u hakmorr ndaj tyre, pasi 2 viktimat e kishin kërcënuar me jetë në telefon, dy ditë para Vitit të Ri 2016. Më tej, vrasësi tregon të gjithë rrugëtimin, se si kishte mundur t’i shpëtonte ndjekjes së uniformave blu, duke u strehuar te miku i tij dhe dorëzimin me garanci për jetën që u krye me ndërmjetësimin e shefit të krimeve të komisariatit nr. 5.

Dëshmia

Mbrëmjen e së hënës mori fund arratia 48-orëshe e Esat (Aleksandër) Dushajt, i cili akuzohet se katër ditë më parë vrau me breshëri automatiku vëllezërit Abdulla dhe Skender Shkambi, në fshatin Drisht të Shkodrës. Pas krimit, Dushaj ishte në përgjim dhe policia po ndiqte lëvizjet e tij. Ndërkohë dje, 31-vjeçari u dërgua në Policinë e Shkodrës, e cila ka nën hetim krimin e dyfishtë që tronditi qytetin verior. Dushaj ka deklaruar se, nëse do t’i jepej mundësia, do të vriste edhe vëllanë tjetër të dy viktimave të ekzekutuar mesditën e së shtunës.

“Vëllezërve u kisha ngritur pritë dhe unë kam një tip që nuk bëhem kurrë pishman për atë gjë që bëj. Unë kisha një grua me të cilën jetoja në Greqi dhe u ndava nga ajo, pasi vajza që unë doja më kishte premtuar se do të martohej me mua. Kam folur me vajzën në “Facebook” edhe për të ardhmen tonë, por problemi qëndronte te babai i saj (Skenderi) që nuk më pranonte mua në mënyrë kategorike si dhëndër. Kisha mbi tre herë që i kërkoja të pija kafe me babanë e vajzës por ai më refuzonte dhe e përçmonte familjen time, pasi ishim të varfër. E përsëris, nuk jam penduar, sepse ata më ndanë nga njeriu që doja më shumë në këtë jetë” u shpreh Dushaj në policinë e kryeqytetit.

Dorëzimi

Esat Dushaj, personi që vrau dy vëllezërit Shkambi ka rrëfyer edhe një detaj tjetër para policisë, se si kishte mundur që t’u shpëtonte rreth 100 forcave të rendit në Shkodër ditën që ndodhi krimi dhe ku e kishte hedhur armën e krimit. Ai deklaroi se, miq dhe të afërm të tij kishin shkuar për ta marrë me automjet në Lezhë. Dushaj arriti t’u shpëtonte të gjitha postblloqeve, ndërsa policia vazhdonte ta kërkonte në zonat malore në veri të vendit. Sipas 31-vjeçarit, natën e parë të krimit ai u fsheh në Drisht, në një zonë malore dhe më pas atje hodhi edhe armën e krimit, e cila nuk është gjendur ende nga hetuesit e çështjes.

“Gjatë natës kam zbritur në fshatin Gur i Zi dhe që prej andej kam lëvizur në këmbë, duke shkuar në Lezhë. Aty kanë ardhur disa të njohur dhe më kanë marrë me automjet duke më dërguar në Tiranë”-ka shtuar vrasësi. Ky është një version që po heton policia, ndërsa versioni tjetër është, se një ditë pas krimit, pra në datën 3 janar, Dushaj ka ardhur me autobusin e linjës, Lezhë-Tiranë dhe ka zbritur në qytetin e Kamzës, duke u strehuar te banesa e një miku. 24 orë i janë dashur mikut të ngushtë të Esat (Aleksandër) Dushajt për ta bindur që të dorëzohet paqësisht në komisariatin nr. 5, i cili ndodhet në të njëjtën zonë. 31-vjeçari Dushaj ka treguar se të gjithë ngjarjen e ka ndjekur nëpërmjet televizorit dhe kishte frikë të dorëzohej te policia e Shkodrës, sepse i druhej një ekzekutimi të mundshëm nga Forcat Speciale të RENEA-s.

Transferimi 

Nën masa te rrepta sigurie vrasësi i dy vëllezërve Shkambi, nga Tirana, ku ishte dorëzuar mbrëmjen e të hënës, u vendos dje në qelitë e paraburgimit në Shkodër. Esat (Aleksandër) Dushaj do të gjykohet nga gjykata e këtij rrethi me akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese e me shumë se një personi”. Po ditën e djeshme, ai i është nënshtruar seancës së pyetjeve nga prokurori i çështjes. Kurse, gjatë kontaktit të parë me policinë në Tiranë, Dushaj nuk ishte penduar për vrasjen e Skender e Avdullah Shkambit, ngjarje kjo e ndodhur më 2 janar në Drisht të Postribës. Ai u shprehur se do të vriste edhe vëllanë e tretë të Shkambëve. Dushaj, pas krimit ka qëndruar i fshehur në Kamëz, ndërsa u dorëzua në Policinë e Tiranës, pasi mori garanci për jetën./Shekulli/

333-620x423

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here