Ekzekutohet në pritë një ish polic shqiptar në Itali

0

Një 54-vjeçar u ekzekutua pas mesnate me të paktën gjashtë plumba, ndërkohë që autorët e krimit ende nuk dihen. Ngjarja është shënuar në qytetin e Torinos, në zonën e Mirafioris në jug të qytetit.
54-vjeçari shqiptar Fadil Mema (ish polic shqiptar) u ekzekutua nga të paktën dy persona, rreth orës 02:00 të kësaj të premteje pranë shtëpisë së tij.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi shtetasi shqiptar Mema doli nga shtëpia e tij e ndodhur në rrugën “Cesare Pavese”, rutinë që e kryente çdo natë për të shkuar në punë. 54-vjeçari Fadil Mema punonte si shpërndarës gazetash dhe për këtë nisej çdo mbrëmje rreth orës 02:00 për të kryer detyrën e tij./ShekulliOnline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here