Ekspozita “Mendoj për ty” ka zënë vend në mediat botërore

0

Ideja e instilacionit “Mendoj për ty” në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, është bërë lajm edhe në shumë prej mediave botërore.

Gazeta britanike The Guardian kishte shkruar një artikull, ku tregonte për fustanet e grumbulluara dhe personalitetet ndërkombëtare që i dhuruan ato duke përfshirë Chery Blair dhe Rita Orën.

Edhe e përditshmja angleze Daily Mail, ka shkruar për instalacionin, duke e përmendur se në mesin e fustaneve të varura na stadiumin e Prishtinës, qëndron fustani i Rita Orës dhe gruas së ish-kryeministrit anglez, Tony Blair, transmeton Klan Kosova.

Edhe agjencia amerikane e lajmeve ABC News, i ka kushtuar një artikull veprës artistike në përkrahje të grave të dhunuara në luftë.

Yahoo News, Quartz, Euronews, janë disa nga mediat të cilat botërisht kanë bërë publik lajmin, se në Kosovë ështës shpalosur ekspozita “Mendoj për ty”, në përkrahje të grave të dhunuara seksualisht, gjatë luftës në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here