Eksploruesi vdes gjatë përpjekjes për të përshkuar Antarktidën

0

Eksploruesi Henry Worsley, i cili për pak do të bëhej njeriu i parë që kalonte Antarktidën i vetëm, ka ndërruar jetë pa e çuar në fund sipërmarrjen e tij.

Ish-oficerin e ushtrisë britanike e ndanin vetëm 30 milje nga vendosja e rekordit, kur kërkoi ndihmë dhe një aeroplan i vogël u dërgua për ta evakuuar.

55-vjeçari kishte përshkuar 913 milje në 71 ditë, duke kaluar edhe polin e jugut, krejt i vetëm, kur u detyrua të kërkonte ndihmë për shkak të lodhjes ekstreme dhe dehidratimit.

Pasi u dërgua në një spital në Kili, Worsley u diagnostikua me infeksion bakterial dhe vdiq dy ditë më pas.

road

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here