Ekspertët porosisin: Molla duhet ngrënë me gjithë fara

0

Një shprehje thotë se një mollë në ditë mban larg mjekun. Dhe në fakt është e vërtetë.

Po nëse ju themi që deri më sot këtë frut e keni ngrënë gabim, do ta besoni?

Nëse e keni ngrënë pa fara, thuajse nuk vlen shprehja e mësipërme.

Sipas një studimi nga Graz University of Technology në Austri, ne bëjmë një gabim të madh nëse hedhim bërthamën e mollës.

Arsyeja: Studiuesit zbuluan se një bakter miqësor i quajtur “Lactobacillus”, i cili ndihmon në çrregullimet e tretjes, gjendet në bërthamën dhe farat e mollës.

Kështu që ata zbuluan se bakteret e dobishme gjenden në të gjithë mollën, por shumica është e përqendruar në fara,  që ne të gjithë e hedhim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here