Eksodi i ferrit në Hungari!!!

0

Budapesti një qytet i Evropës që konsiderohet si “Perla e Danubit” apo “Zemra e Evropës” më rastisi ta vizitoj pak muaj më parë…..u magjepsa me pamjet e këtij qyteti duke u mishëruar me bukuritë e brigjeve të Danubit, Kalanë e Budës, bulevardin Andrassy dhe shume bukuri tjera por asnjëherë duke mos gjetur vend në preferencat e mia dhe duke mos e zëvendësuar ngrohtësinë e Prishtinës ime. Sa e sa here kur më duhet të kthehem për në vendlindjen time gjithmonë ia parashtroi vetës këto pyetje: Pse më të udhëtoj me vizë? Pse nuk i gëzoj të drejtat për të qenë qytetare e Evropës???? Pse trajtohem si e tillë nga autoritetet kufitare etj…Pse edhe unë të mos e gëzoj ndjenjën e lëvizjes së lirë sikurse secili qytetar Evropian? Është e padrejtë të mos i gëzoj të gjitha të drejtat sikurse të gjithë të rinjtë evropian apo medoemos duhet të jesh francez, italian apo gjerman???? Të kesh lëvizje të lirë. Jo është shumë e padrejtë dhe prapë nuk pajtohem assesi, unë mburrem me vendin tim dhe kombësinë shqiptare dhe besoj që këtë mendim e ndajnë të gjithë bashkëkombësit e mi.

Kombi im është ndër më te vjetrit në Evropë ku historikisht i janë bërë padrejtësi duke filluar qysh nga Kongresi I Berlinit (1878), Konferenca e Londrës (1912-1913) e shumë e shumë tjera e deri në kohët e sotme ku pikërisht përmes Hungarisë po ndodh eksodi i kosovarëve drejt kërkimit të një ekzistence elementare në rrugët e Evropës, ku në vend se të iu gëzohen festave të fund vitit, po e shkrijnë gjithë at mund e djersë dhe ato pak para të fituara për të hequr të” zitë e ullirit” në Kampet e Evropës, për faktin që nuk je banor i BE-së, e lerë më si azilkërkues, ku s’ka si te quhet me tragjike ku si pasojë gjeti edhe vdekjen një qytetar i cili nuk mundi t’i përballojë këtij acari të mallkuar!!! A është e mundshme që në ketë kohë moderne të kemi në shkallë aq të lartë të papunësisë ku indeksin e varfërisë e kemi afro 55%. A po ndodhin këto ikje si pasojë e frikës së perspektivës, ekzistencës në vendin e tyre apo krijimi , një manie e cila çon pakënaqësi në mënyrë zingjirore për të lenë vendin dhe po përqohet tek secili me përmasa të mëdha, dhe “në kërkimin e një jete më të mirë” ta braktisim atdheun ku si komb shquhemi për resursin më të çmuar si një rini më pastër në Evropë.

Historikisht, kemi përjetuar përndjekjet e shumta të përgjakshme e gjenocidiale nga ana e pushtuesve të huaj, jemi ndjekur e persekutuar vetëm se kemi folur shqip, por më nënçmuesi, më i tmerrshmi, më i papranueshmi, më tronditësi, është ky eksod që po e përjetojmë në ditët e sotme ku dhembshuria më e madhe, me mbjellët kur shoh pamjet e trishtuara të bashkëkombësve të mi drejt Kampeve evropiane andaj mbetem me shpresë që 2015 do të fillojë me një mirëqenie më të mirë për të gjithë kosovarët.

Uroj që këtë fillim vit ta kalojmë me ngjarje sa më prosperuese dhe shpresëdhënëse dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik. Një gjë lash pa përmendur se ne shquhemi si popull atdhedashës por, duhet më shumë ta duam dhe ta mbrojmë shtetin tonë me dinjitet për të cilin luftuam gjenerata të tëra..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here