EKSKLUZIVE: Roli i Gjyqësorit Kundër Krimit të Organizuar – Përvoja Italiane 1

0

Këtu janë disa sekuenca nga ligjërata e shkurtër e Giusto Schiacchitano, prokuror kombëtar i antimafias në Itali, mbi temën “Roli i gjyqësorit kundër krimit të organizuar – përvoja italiane”.

Kjo ligjëratë është mbajtur me datë 26, Janar 2015 në Ambasadën Italiane dhe të pranishëm kanë qenë përfaqësues nga Gjykata Supreme e Kosovës, Gjykata Kushtetuese, prokurorë, profesorë universitarë dhe studentë nga fakulteti i juridikut. Një pjesë e madhe e gjërave të thëna në ligjëratë përkojnë jashtë mase me realitetin e sotëm në Kosovë. Studiuesi i Shkencave politike Elbasan Racaj e ka përkthyer në shqip ligjeratën dhe ajo postohet me dis vazhdime te portali Online.

 

Roli i Gjyqësorit Kundër Krimit të Organizuar – Përvoja Italiane

Ligjërues: z.Giusto Sciacchitano – Prokuror Kombëtar i Antimafias në Itali

Pjesa e parë:

Pasi që z.Sciacchitano cilësoi të gjithë rajonin e Ballkanit si rrugë transiti të substancave narkotike të cilat vijnë nga lindja e largët dhe lindja e mesme, duke përfunduar në perëndim, ai foli edhe për fushat dhe elementet kryesore mbi të cilat, sot, bazohet lufta kundër krimit të organizuar.
Sipas z.Sciacchitano fushat kryesore në të cilat do të duhej të kishte koordinim të thellë në luftën kundër fenomenit të krimit të organizuar janë:

  1. Koordinim në mes të prokurorive brenda një vendi të caktuar;
    2. Koordinim në mes të prokurorive të një rajoni të caktuar; dhe
    3. Koordinim në mes të prokurorive në nivel ndërkombëtar.

Z.Schiacchitano theksoi se nga një hetim i kufizuar në një lokalitet krijohet mundësia e zgjerimit të atij hetimi në nivel vendi dhe në nivel ndërkombëtar. Si shembull në këtë rast, z.Schiacchitano, përmendi hetimin e zhvilluar në mes të prokurorisë së Palermos dhe asaj të Milanos ndaj mafias palermitane (Sicili) në fillim të viteve ’80. Në këtë rast mafia e Palermos kishte planifikuar dërgimin e 40 kg heroinë nga aeroporti i Milanos për në SHBA, duke shmangur nisjen e kësaj ngarkese nga aeroporti i Palermos edhe pse shfrytëzimi i këtij aeroporti dikujt do t’i dukej më e logjikshme. Z.Schiacchitano thekson se kjo mënyrë e operimit të mafias, jashtë territorit nga i cili ishte krijuar, nuk ishte e njohur deri në ato momente për shtetin. Kjo kishte shtyrë tutje Shtetin Italian të bashkëpunojë me njësinë kundër substancave narkotike (DEA) të SHBA-ve dhe të hetojë të gjithë rrugëtimin e kësaj ngarkese.
Z.Sciacchitano theksoi se nuk është e rëndësishme vetëm të kapen këto substanca narkotike, por mbi të gjitha të hetohet se nga ku vijnë, ku kalojnë dhe ku përfundojnë, të hetohet vlera e tyre në para si dhe të hetohet se ku përfundojnë këto para.
Tutje, z.Sciacchitano, theksoi se si rezultat i hetimit të lartpërmendur ka filluar të forcohet edhe baza ligjore kundër mafias dhe krimit të organizuar, ku si dokumente kryesore tashmë kemi Konventën e Palermos dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit. Megjithatë, gjithnjë sipas z.Sciacchitano, për zbatimin e këtyre normave ligjore nevojitet mbi të gjitha vullnet politik i cili jo rrallëherë është i mangët.
Në vazhdim, z.Sciacchitano, foli edhe për transformimin e mafias në kohë, e cila në fillim kishte prejardhje nga zonat rurale, për të kaluar në zonat urbane, dhe e cila pastaj kalon për të operuar në domenin e menaxhimit të pasurive të patundshme dhe ndërtimeve të larta pa përfillur asnjë normë ligjore dhe rregullore mbi ndërtimet. Në fund, sipas z.Sciacchitano, operimi i mafias kalon në trafikun e substancave narkotike në nivel ndërkombëtar.

(Vazhdon nesër)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here