Ekonomisti Armend Muja: Këtë vit pat një protestë të dhunshme, vitet tjera mund të ketë më shumë

0

Profesori i Ekonomisë, Armend Muja, ka thënë se mundësia për më shumë se një protestë të dhunshme në vitet që vijnë është e hapur. Sipas, tij bëhet fjalë për një ligj të thjeshtë të evolucionit – sa më shumë njerëz aq më e ashpër lufta për resurse. “Ikja nga Kosova; Kosova nuk po zbrazet por po ekuilibrohet. Ne baze te analizes se parashikimit te popullesise kete vitit i kemi rreth 20.000 njerez me shume ne kerkim te vendeve te punes ne krahasim me vitin 2011. Deri ne vitin 2018 do ti kemi rreth 40.000 me shume. Rritja ekonomike eshte shume e vogel per ti absorbuar gjithe keta njerez. Kete situate nuk po e shoh alarmante por vetem si proces te ekuilibrimit”, ka shkruar Muja. “Pra, shkaku te migrimi eshte fakti qe po e perjetojme efektin e ‘baby boom’ – eksplozioni i popullesise gjate 80-tave dhe 90-tave”. Sipas tij, kushtëzimi me liberalizim vizash dhe çdo tendencë për dekurajim të migrimit është thirrje për probleme më të mëdha sociale. “Eshte ligj i thjeshte i evolucionit – sa me shume njerez aq me e ashper behet lufta per resurse. Kete vit patem nje proteste te dhunshme, kurse vitet qe pasojne do te kemi shume me shume”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here