Ekonomisti Armend Muja: “Do të bëj kallëzim penal ndaj Aleksandër Vulinit dhe Driton Çaushit… “

0

 

Ekonomisti Armend Muja ka paralajmëruar kallëzime penale për politikanë shqiptarë dhe serbë. Ai ka renditur një varg problemesh, të cilat sipas tij, e rëndojnë jetën në Kosovë, transmeton portali Online.

“Ne mbrojtje te rendit juridik dhe shoqeror: une dhe gruaja kemi lindur ne vite te trazume politike. Djali jone Darsi qe lindi vitin qe kaloj nuk i shpetoj eksperimeteve te pafund te romancierve dhe patrioteve te vonshem. Gjate vitit 2016 une do te avokoj dhe veproj me cdo mjet te mundeshem per arrithe te ketye qellimeve politike: (1) per te ruajtur rendin shoqeror dhe juridik do te kerkoj si qytetar te skanohen statutet politike te Lista Serbe dhe te LVV, (2) do te bej kallzim kundrejt Aleksander Vulin, Driton Caushi, Dejona Mihali dhe mercenarve te tyre per nxitje te urrejtjes ne shoqeri, (3) kerkoj keshille juridike kushtetuese mbi ligjshmerine e Komandantokracise ( ekzistences se partive fisnore) dhe (4) perkushtoj cdo mjet per krijim te elitave te reja mediatike. Boll u ba ma…

Skena politike eshte polarizuar se tepermi nga prezenca e dy forcave politike qe nuk e njohin rendin kushtetues te Ahtisarit (VV dhe Lista Serbe) dhe konsenzusi shoqeror nuk eshte i mundur. Prodhimi i alternativave qeverisese me orinetim zhvillimor nuk eshte i mundur perderisa keto dy forca te kushtezohen per njohje te reegullimit tone politik. Hapi i dyte eshte qe shtegu i mesem politik (political mainstream) te ndryshohet permes reformes zgjedhore qe parandalojne krijimin e partive provinciale (partive te ish-zonave operative). Hapi i trete eshte konsenzusi shoqeror per te kufizuar influencen e Serbise ne Kosove. Hapi i katert eshte pakti per zhvillim ( privatizimi i aseteve strategjike). Hapi i peste eshte ndryshimi i elitave mediatike per te prodhur pluralizem te informacionit. Shteti, mireqeverisja dhe elitat e reja politike do te vijne vetem pas zbatimit te hapave te mesiperm”, ka shkruar Muja në Facebook.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here