Eklipsi diellor i së premtes ngjarje jo e zakonëshme

0

E premtja e datës 20 mars do të ketë dy ngjarje natyrore që rralë ndodhin bashkë, dhe një pastor në Britaninë e Madhe thotë se këto janë shenjat e fundit të botës.

Të premten është ekuinoksi pranveror që ndodh çdo ditë, por do të ketë edhe një eklips diellor të pjesshëm në Europë.

Kjo ngjarje e rrallë ndodh vetëm njëherë në 100 mijë vjet.

Sipas pastorit Mark Blitz këto janë shenja të fundit të botës.

“Kjo ngjarje e rrallë mund të jetë lajmëtari i fundit të botës”, ka thënë pastori për portalinkristian Root Source.

Besimet e ndryshme kanë paralajmëruar disa herë fundin e botës ku më të bujshmit kanë qenë në vitin 2000 dhe ai i 21 dhjetorit 2012, por për fatin e mirë të njerëzimit nuk u dolën parashikimet.

Të ketë të drejtë vallë këtë radhë pastori apo po mbjell frikë tek njerëzit, kjo mbetet të shihet?

Eklipsi do të shihet në mbarë botën por në disa shtete të Evropës Perëndimore si në Angli,Francë dhe shtetet e Beneluksit fenomeni do të mund të shihet 80 %.

Për ata që janë kureshtar të këtyre ndodhive të rralla,preferohen syza të posaçme me të cilat mund të shikohet fenomeni.Rrezikshmëria nuk është në momentin kur Hëna ndodhet përballë Diellit,por në momentin kur Hëna ngadal largohet dhe ia lëshon rrugën rrezeve të diellit.Është e njëjtë me qëndrimin e gjatë në errësirë dhe ekspozimin e menjëhershëm në dritë(rreze të diellit).Andaj,preferohet syza speciale për shikime në ato momente apo të mos shikohet Dielli në momentet e para të lirimit të rrugës nga Hëna.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here