Ekipi negociator sot në Bruksel, takon Mogherinin

0

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të takohen sot me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ekipi negociator ka udhëtuar në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në Kuvendin e Kosovës, me gjithë kundërshtimin e marrë nga LDK dhe Vetëvendosja.

Ky takim është vlerësuar më shumë konsultues sesa negociues.

Dialogu Kosovë-Serbi është momentalisht i ngrirë nga pala serbe, për shkak të taksës 100 për qind mbi mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here