Ekipi i Armenisë mbrrin në “Elbasan Arena”, Challandes: Kemi ardhur për fitore ndaj Shqipërisë

0

Ekipi i Kombëtares së Armenisë ka zbarkuar këtë mbasdite në qytetin e Elbasanit duke u përgatitur për përballjen e ditës së nesërme me kombëtaren tonë. Lojtarët armenas së bashku me stafin që i shoqëron kanë zhvilluar një seancë stërvitore në impiantin Kuq e Zi ndërsa trajneri i ekipit, zvicerani Bernard Challandes së bashku me dy lojtarë ka dalë në një konferencë për shtyp. Në fjalën e tij timonieri i ekipit armenas u shpreh se e njeh mirë ekipin përfaqësues shqiptar dhe se e ka ndjekur atë në ndeshje të ndryshme. “Detyra ime është të njohë sa më shumë kundërshtarin. Kam parë të gjitha ndeshjet e Shqipërisë.  Në miqësoren me Italinë, isha i pranishëm dhe në stadium, por kam parë dhe shumë video në Youtube. Shqipëria ka shumë lojtarë që luajnë në Zvicër, njoh mirë Canën, Gashin dhe Xhakën. De Biasi ka ndërtuar një skuadër të mirë, ku forca e ekipit është grupi i bashkuar”- tha tekniku i Armenisë. I pyetur nga gazeta “elbasaniplus” në lidhje se kujt i trembej më shumë tek kombëtarja shqiptare, Bernard Challandes u shpre se “kam respekt për kundërshtarin. De Biazi ka bërë një organizim të mirë të skuadrës. Cana është lojtarë shumë i mirë dhe Xhaka dhe Gashi gjithashtu luajnë shumë mirë, por për mua nuk përbëjnë problem emra të përveçëm, pasi i trembem të gjithë ekipit”-tha ai. Ndërsa i pyetur nëse kishte ardhur në “Elbasan Arena” për të firmosur një barazim, tekniku zviceran u shpreh se “nuk vij për barazim, ndoshta pas ndeshjes do firmosja për barazim. Në pozicionin që ndodhet Armenia do luftojmë vetëm për fitore”- tha ndër të tjera trajneri i përfaqësueses së Armenisë. Më tej tekniku armenas nuk dha detaje të tejra në lidhje me skemat taktike që do përdorë nesër ndaj Shqipërisë, ndërsa u shpreh i vendosur se ekipit i tij do të luftoj vetëm për fitore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here