Egla Bardhi: “Moda, profesion me të ardhme në rast se e arrinë me zgjuarsi e shkathtësi”

0

Modelja Egla Bardhi e ka gjetur veten te moda. Ajo deri më tash ka sfliuar në shumë evenimente brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në një intervistë Bardhi shprehet se modelimi është një profesion i mirë në rast se në raport me të tregohet përkushtim. Ajo thotë se në të ardhmen mendon që të studiojë Mjekësinë dhe të shpëtojë jetë njerëzish. Bardhit i pëlqen të lexojë dhe shkrimtari i saj i preferuar është francezi Viktor Hygo veprat e të cilit i ka lexuar thuajse të gjitha. Asaj Shqipëria i pëlqen për afërsinë e njerëzve dhe vendet e bukura për t’i vizituar, por thotë se kultura është një gjë që lë për të dëshiruar akoma.

Kush është Egla jashtë fushës së modës?

Egla jashtë fushës së modës është një vajzë tepër modeste, që i pëlqen të jetë aktiviste, të merret me shumë gjëra, të cilat janë me vlerë dhe të rëndësishme.

Pse merrni me modelim?

Merrem me modeling, sepse është një gjë që mua më pëlqen jashtë mase edhe me shumë se pasion unë modën e konsideroj si profesion, që mund të ketë disi të ardhme në qoftë se ti arrinë me zgjuarsi dhe shkathtësi. Pse të mos arrihet roli i producentes e më lart, ndërsa modën duhet ta ndjekë çdo person që ka stil dhe di ta shpjegoj termin “modë.

Cili është suksesi më i madh deri tash në fushën e modelimit?

Suksesi më i madh deri tani në këtë moshë është se kam sfiluar në disa pasarela brenda dhe jashtë vendit dhe me kalimin e kohës mora dhe një rol që vazhdoj ta kem trajnere modelingu dhe organizatore.  Është një hap i rëndësishem drejt suksesit.

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet?

Nuk është puna se kam një synim të madh, thjesht moda është nje gjë që më pelqen dhe ndoshta tek moda unë gjej veten.

Çfarë drejtimi do të studioni?

Mjekësinë, me pak fjalë kam dëshirë te jem një doktoreshë e zonja ku të shpëtoj jetë njerëzish.

A i kushtoni kohë leximit?

Më pëlqen jashtë mase të lexoj dhe një prej autorëve që unë e adhuroj është Viktor Hygo, të cilit ia kam lexuar të gjith librat të themi.

Keni ndonjë idol?

Nuk kam ndonjë përgjigjje.

Cili është mashkulli ideal për juve?

Sa për mashkullin ideal nuk ekziston, pasi kam kohë mjaftueshëm për ta kërkuar atë.

Për çfarë ju pëlqen Shqipëria dhe për çfarë jo?

Shqipëria më pëlqen shumë se njerëzit janë disi më të afert dhe ka vende shumë- shumë të bukura per t’u vizituar, por një gjë s’më pëlqen, kultura duhet të jetë më në gjak tek njerëzit, sepse nuk e kanë atë kulturën dhe nuk ekziston shumë bashkëpunimi midis njerëzve. Pastaj mos të hymë më thellë tek politikat që janë shum keq përsa  i përket bashkëpunimit për ta bërë Shqipërinë një shtet me vlera të medha dhe që të futet sa më shpejt në BE, gjë që kjo do pak kohë me këto kushte që ne kemi.
A ndiheni më mirë në Elbasan apo në Tiranë?

Unë ndihem mirë në Elbasan pasi këtu është vendi ku unë jam lindur dhe po vazhdoj të jetoj pavarësisht se jetës nuk i dihet e edhe mund të lëvizim jashtë.

Keni qenë ndonjëherë në Kosovë?

Në Kosovë kam shkuar shumëherë pasi atje kam pasur sfilatat më të shumta.

Do të pranonit të pozonit nudo për njër revistë?

Jo nuk do të pozoja kurrë se për mendimin tim një modele që është modele nuk eshtë nevoja të tregojë aftësitë e saj duke dalë nudo po në mënyra më të përshtatshme.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Planet e mia?  Në fakt unë nuk e kam zakon të planifikoj, por kam dëshirë të bëhem dikush, të kem një profesion të mirë sipas interesave të mia vetjake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here