Edita Tahiri:Marko Gjuriq po gënjen,Prishtina është serioze në bisedime

0

Deklarata e drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të Qeverisë serbe, Marko Gjuriq, i cili ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ndërprerjen e njëanshme të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, ka nxitur reagimin e qeveritarave të Kosovës.

Edita Tahiri, e cila mban postin e ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës këto deklarata i ka quajtur gënjeshtra të radhës.

Tahiri në një prononcim për “Zërin” ka thënë se shteti serb duhet një ditë t’i ndalojë përpjekjet që të flasë në emër të Kosovës, aq më tepër të dezinformoj në këtë adresë.

“Kosova në dialogun e Brukselit është dëshmuar për seriozitetin dhe përkushtimin e saj. Takimet që do të mbahen gjatë muajit maj, ne i kemi konfirmuar tash e sa kohë. Te hënën do të këtë takim për energjinë. Pastaj, me datën 20 maj, do të ketë takim për sigurimin e automjeteve, ku marrëveshja deri më tani është bllokuar nga anë e Serbisë.

Me datën 18 maj do të kemi takim për çështjet e telekomit. Me datën 21 maj do ta diskutohet për IBM-in. I gjithë muaji maj do të jetë me takime. Arsyeja se takimet janë koncentruar më tepër në këtë muaj është se pikërisht Serbia ka refuzuar që të marrë pjesë në këto takime. Ndërsa, tash ka shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen në të gjithë këto takime”,  është shprehur Tahiri.

Vlen të theksohets se Gjuriq para pak çastesh ka deklaruar se Prishtina zyrtare ka vendosur të anulojë negociatat e planifikuara paraprake rreth Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.

“Dua t’iu informoj se Prishtina zyrtare ka vendosur që mos të vazhdohet dialogu rreth krijimit të Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë. Kësisoj, Prishtina ka shkelur edhe Marrëveshjen e arritur më parë në Bruksel.

Është dashur që ditën e martë të vazhdojnë dialogun me temën e vizatimit se si do të duket ky Asociacion, por kjo është anuluar në mënyrë të njëanshme nga Prishtina zyrtare, e cila pa ndonjë shpjegim ka anuluar pjesëmarrjen në dialog. Kjo duket se ka ardhur pas problemeve të brendshme që ka me politikën e saj, Kosova. Kur do të vazhdon dialogu, ende nuk kemi informacion”, ka deklaruar Gjuriq. /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here