Edita Tahiri mbron vendimin e Ilir Metës, i kundërpërgjigjet Rama

0

Ish kryenegociatorja e bisedimeve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, me anë të një postimi në llogarinë e saj të rrjetit social Facebook, ka reaguar në lidhje me vendimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për mos dekretimin e Gent Cakajt në pozitën e ministrit të jashtëm.

E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar te Presidentit te Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të jashtëm që ishte pro prekjes se kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me pronopncimin e Edita Tahirit rreth mos-dekretimit të Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Përmes një shkrimi ai tha se Tahiri është bashkuar me ‘qyqarë’ në kundërshtimin e emërimit të Cakajt.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here