Edita Tahiri do t’i lut serbët edhe njëherë përndryshe reciprocitet prej 29 shtatorit

0

Tahiri, ka deklaruar se më 28 dhe 29 shtator në Bruksel do të diskutojnë me palën serbe për çështjet e Lëvizjes së Lirë.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se më 28 dhe 29 shtator në Bruksel do të diskutojnë me palën serbe për çështjet e Lëvizjes së Lirë, në veçanti për tabelat “Proba”, që po u vihen automjeteve të Republikës së Kosovës.
Tahiri thotë se, pala kosovare do të këmbëngulë që të hiqen tabelat e tilla, për faktin se, siç thotë ajo, e prolongojnë lëvizjen e lirë, kanë kosto shtesë financiare dhe janë frustruese për qytetarët.

“Serbia siç i ka njohur dokumentet shtetërore, letërnjoftimin, lejen e qarkullimit të veturave, policat e sigurimeve, që të gjitha të Republikës së Kosovës, duhet t’i njohë edhe targat RKS”, pohon Tahiri.

Sipas saj, nëse pala tjetër do të vazhdojë t’i refuzojë tabelat RKS, atëherë Qeverisë së Republikës së Kosovës s’i mbetet gjë tjetër veçse të përgjigjet me reciprocitet, përkatësisht t’i aplikojë tabelat “proba” për veturat me regjistrim të Serbisë. /Zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here