Edi Rama, studentëve: Dobësi, po mbani peng 8 kërkesat

0

Teksa revolta studentore nuk shfaq premisa për t’u ndalur, Edi Rama ka përdorur sërish Twitterin për t’i dërguar mesazhin e radhës mijëra studentëve që janë në sheshin para Parlamentit e qindra të tjerëve që kanë bojkotuar mësimin në rrethe.

Në postimin e tij Kryeministri rithekson se ai është me studentët dhe i gatshëm të flasë me ta për 8 pikat, por refuzimin e tyre në kor për dialogun që ai ofron e cilëson dobësi dhe mungesë dëshire për të kuptuar.

“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë, vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres”, shkruan Rama.

“Mos jini pengesa e vetvetes dhe mos e mbysni protestën me duart tuaja! Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të Dialogut për Universitetin!”, thotë kryeministri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here