Edi Rama shëtit natën me taksi nëpër Shqipëri

0

Thuhet shpesh se pasi marrin pushtetin, drejtuesit e humbasin lidhjen me realitetin.

Por si mund të kuptojë një kryeministër atë që ndodh vërtet me popullin e tij?

Dikur mbretërit dilnin fshehurazi nga kështjellat, të veshur si fshatarë, për të mësuar hallet e njerëzve.

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer gjatë një takimi për ligjin e arsimit të lartë se ai del natën dhe merr një taksi.

Sipas tij, taksisti ta shpjegon pamjen e vendit më mirë se të gjithë.

“Unë prej shumë kohësh ruaj një zakon që marr një taksi pas mesnate dhe i them taksistit fol tani dhe taksisti ecën dhe flet. Asnjë raport i BB apo BE nuk ta jep pamjen e vendit tënd si një taksist pas mesnate,” tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here