Edi Rama për ndeshjen me Serbinë: “Ta nderojmë traditën e mikëpritjes”

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje që shqiptarët ta nderojnë traditën e mikëpritjes të enjten kur e presin Serbinë për të luajtur futboll. Rama ka thënë se fitorja do të thotë kualifikim për në Evropain, barazimi gjithashtu nënkupton të njëjtën gjë, kurse edhe humbja lë gjithçka të hapur. Rama ka shkruar kështu mëngjesin e të martës në Facebook.

Komenti:

NJË SFIDË PËR HISTORINË

Kuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë. Fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur. Por mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit. Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës.

rama-n

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here