Edi Rama: “Kush ka telefon ka edhe një armë kundër korrupsionit”

0

Edi Rama po i thërret qytetarët që ta denoncojnë korrupsionin. Kryeministri i Shqipërisë, iu ka treguar të hënën qytetarëve shqiptarë format, me të cilat ata mund të kontribuojnë për luftimin e kësaj dukurie. “Kush ka një telefon celular ka nga sot një armë për t’i thënë jo zyrtarit që i kërkon rryshfet. Mjafton një klik në platformën kombëtare online stopkorrupsionit.al dhe përmes denoncimit tuaj, ju mund të bëni në çast aleancë me zyrën e kryeministrit, ministrin përgjegjës, departamentin qeveritar antikorrupsion si edhe sallën e posaçme operacionale që ndjek në kohë reale çdo denoncim”, ka shkruar Rama. “Ju mund të çoni në çast edhe foto apo video në mbështetje të denoncimit tuaj. Së bashku ne mund t’u japim përditë zyrtarëve që ju shërbejnë mesazhin e qartë se asnjë qytetar nuk është i vetëm apo i pambrojtur përballë tyre. Mjafton një çast dhe një klik për t’u bërë të gjithë bashkë përballë një zyrtari që kërkon rryshfet!”. Ai ka thënë se Qeveria do të jetë përkrah kujtdo që do të kërkojë ndihmën, për të zgjidhur problemin tuaj me drejtësi dhe pastruar së bashku administratën nga zyrtarët e korruptuar. “Kurajo!”, ka shkruar Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here