Edhe Zhbogar thotë se Gjykata Speciale e lëndon sovranitetin e Kosovës, por ndryshe nga VETËVENDOSJE

0

Edhe Zhbogar ka thënë se Gjykata Speciale mund ta vë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës, por ndryshe nga Lëvizja VETËVENDOSJE. Derisa VETËVENDOSJE thotë se votimi PRO Gjykatës Speciale e cenon sovranitetin e Kosovës, Zhbogar ka thënë se këtë gjë do ta bënte vota KUNDËR. “Nëse vota është jo, që ka mundësi, dhe Kosova refuzon themelimin e dhomave speciale kjo do ta kthente Kosovën prapa, para mbikëqyrjes së pavarësisë dhe te tjerët do të vendosin për të ardhmen e saj” ka theksuar Samuel Zhbogar para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike në Prishtinë. Sipas tij refuzimi i votimit të Gjykatës Speciale “do të sillte një zhvillim të lirë dhe të plotë në Këshillin e Sigurimit”. “Nuk do të jetë e rëndësishme nëse Gjykata themelohet nga Këshilli i Sigurimit apo jo, nuk mendoj se kjo është çështja me e vështirë, më e vështirë do të jetë kur Kosova do të bëhet rutinë e diskutimeve e KS dhe do të ktheheni në atë periudhë që e keni kaluar. Mendoj se kjo do ta lëndonte sovranitetin e Kosovës. Kosova do të bëhej objekt i interesave dhe vendimeve ndërkombëtare”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here