Edhe sot Kumanova zgjohet nën krismën e armëve

0

Edhe gjatë ditës së sotme janë dëgjuar të shtëna në qytetin e Kumanovës ku gjatë ditës së djeshme u zhvilluan përleshje mes forcave policore dhe një grupi të armatosur. Luftimet kanë rifilluar rreth orës 7:15 të mëngjesit ndërsa në orën 7:40 në Spitalin e Kumanovës thuhet se  janë dërguar 2 policë të lënduar dhe një tjetër i cili kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.

Krismat kanë vazhduar deri rreth orës 8:00 ndërsa në këtë momente helikopterët fluturojnë mbi lagjen shqiptarë.

Mes banorëve të Kumanovës, mbizotëron panik i madh dhe pasiguri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here