Edhe shërbyesit civil kërkojnë zbatimin e ligjit për pagat

0

Sindikata e Shërbyesve Civil dhe ajo e Administratës Publike, janë solidarizuar me veprimet për grevë të Sindikatës së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë.

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Ndue Kalaj i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të fillojë zbatimin e ligjit për pagat e shërbyesve civil.

Poashtu ai ka kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjes kolektive dhe rritja e pagave të negociohet për format e pagesës në retroaktiv.

“Nëse këto kërkesa nuk realizohen për shërbyesit civil nga institucionet e Kosovës, ne paralajmërojmë se do të këtë pakënaqësi të mëdha ne mesin e punonjësve administrativ në institucionet e Kosovës”, ka thënë Kalaj në një konferencë për media, shkruan gazeta Tribuna.

Qeveria e Kosovës, sipas tij, deri me tani ka vazhduar t’i injorojë kërkesat e tyre. Kalaj ka paralajmëruar veprime tjera sindikale nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here