Edhe Qeveria-Merkel kundër taksës ndaj produkteve të Serbisë

0

Qeveria e kancelares Angela Merkel ka bërë thirrje që Republika e Kosovës të ndalë luftën tregtare me Serbinë, duke sinjalizuar se Evropa është e shqetësuar për tensionet e reja në Ballkan që cenojnë përpjekjen shumëvjeçare për pajtim.

“Çështja për të cilën nuk kemi fare mirëkuptim është vendosja e taksës prej 100 për qind nga Kosova për produktet e Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Merkelit, Steffen Seibert, gjatë një konference për media të mërkurën në Berlin, shkruan “Bloomberg”, transmeton Gazeta Express.

Ai, gjithashtu, ka thënë se Gjermania do të preferonte që Serbia të lejonte Republikën e Kosovës që të anëtarësohej në INTERPOL.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here