Edhe Policia e Kosovës e demanton Vuçiqin: Nuk ka asnjë lëvizje në veri

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ka deklaruar se kanë informacione për lëvizje të trupave shqiptare nga bazat në Belvedere dhe Vrellë kah veriu i Kosovës.

Mirëpo këtë e ka demantuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.

“Nuk ka asnjë lëvizje. Në veri nuk ka asnjë lëvizje”, ka thënë shkurt Hoti për “Klan Kosovën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here