Edhe PDK-ja e Prishtinës e quan Shpend Ahmetin shkatërrues të qytetit të vet

0

PRISHTINË, 28 JANAR – Pas LDK-së edhe PDK-ja e Prishtinës i ka kërkuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të komunës, Shpend Ahmetit. Kryesia e Degës së PDK në Prishtinë ka shprehur paknaqësinë e saj me “performansën” e kryetarit të Prishtinës, në protestën e së martës ku sipas kësaj dege Ahmeti e kishte rolin kryesor. “Kryetari i Prishtinës me pjesëmarrjen dhe nxitjen e tij, dëshmoi përfundimisht se nuk është kryetar i qytetarëve shumicë në emër të të cilëve qeverisë, por eksponent-ekzemplar i një subjekti opozitar që programin e vet politik tenton ta imponojë në rrugë jodemokratike”, është theksuar në një komunikatë të degës së PDK-së nga Prishtina. “Kryetari Ahmeti përfundimisht tregoi se është i vetmi Kryetar i një Kryeqyteti që gjithçka është ndërtuar me mund e sakrificë nga taksapaguesit-qytetar të sinqertë të Prishtinës me vite, mund ta zhbëjë në një ditë e në një orë të vetme, sikur ta kishte pronë të falur”, ka theksuar PDK-ja e kryeqytetit. “Në këtë mënyrë z. Shpend Ahmeti është shndërruar në simbol të shkeljeve dhe sinonim i drejtuesit që nuk përfaqëson qytetarët por agjenda tjera që ai dhe bashkëpartiaket e tij dinë t’i projektojnë”, ka theksuar PDK duke kërkuar që përmes dorëheqjes Ahmeti të krijojë mundësinë që qytetarët me e pas një “kryetar të përgjegjshëm çfarë e meritojnë ata”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here